Në 24 orët e fundit, Forcat e Armatosura të Ukrainës eliminuan 1080 ushtarë rusë.

Humbjet totale të regjistruara në radhët e ushtrisë së Moskës në konfliktin që filloi më 24 shkurt 2022 arrijnë në 308.720 njësi. 

Kjo gje u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook, duke shtuar se janë shkatërruar 36 sisteme artilerie ruse, 18 automjete të blinduara luftarake dhe 15 tanke.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re