Skip to content

Ukraina kundërshton propozimin e ‘Gazpromit’

Kievi kundërshtoi sot propozimin e gjigantit rus ”Gazprom” për të mbajtur një pjesë të vogël të kalimit tranzit të gazit për Europën nëpërmjet Ukrainës, duke u shprehur se dëshiron një vëllim shumë më të lartë se ai i propozuar.

“Shteti ynë nuk do të pranojë vëlllimet nga 10 deri në 15 miliardë metra kub gaz, përmendur një ditë më parë nga kreu i grupit shtetëror rus, Alexeï Miller”, deklaroi ministri ukrainas i Energjisë, Igor Nassalyk, i cituar nga agjencia ukrainase e lajmeve Interfax.

Ai vijoi duke thënë se kjo nuk është në interesin e Ukrainës, dhe se vëllimi minimal për të siguruar përfitime nga kalimi tranzit për Ukrainën është me rreth 40 miliardë metra kub në vit,që sipas tij përfaqëson gjysmën e vëllimit aktual.