Autoritetet ukrainase vlerësojnë se luftimet për kontrollin e Bakhmutit janë në fazën më intensive. Të dyja palët po përpiqet të kenë kontrollin e zonës që konsiderohet si pkë kyçe e luftës, ndërsa luftimet vijojnë prej kohësh.
Nga ana tjetër Moska përpiqet të pushtojë qytetin pasi nuk arriti të ketë përfitime të mëdha në zonat e tjera.
Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, ka marrë vendime që synojnë forcimin e forcave të Kievit në terren për të frenuar dhe mposhtur forcat ruse, sipas autoriteteve vendase.
Në një deklaratë bëhet me dije se kreu i forcave tokësore të Ukrainës mori një sërë masash për të zgjidhur çështjet problematike që pengojnë kryerjen efektive të misioneve luftarake.
“Faza më intensive e betejës për Bakhmut është duke u zhvilluar. Situata është vazhdimisht e vështirë. Armiku po pëson humbje të konsiderueshme në burimet njerëzore, armët dhe pajisjet ushtarake, por vazhdon të kryejë veprime sulmuese,” tha Syrskyi.
Statusi i saktë i betejës për qytetin është i paqartë pas pretendimeve të paverifikuara se grupi ushtarak privat rus Wagner ka arritur përfitime në Bakhmut, pavarësisht sugjerimeve nga zyrtarët ukrainas se Moskës po i mbaron fuqia.