Ukraina po nderon një kamikaze të saj, Vitaly Volodymyrovych Skakun, një inxhinier në një batalion special të ushtrisë ukrainase, i cili doli vullnetarisht për të hedhur në erë një urë përpara forcave ruse për të ngadalësuar përparimin e tyre.

Skakun u shua si kamikaz në aksionin që ndërmorri dhe heroizmi i tij ngadalësoi ndjeshëm përparimin e Rusisë.

“Në këtë ditë të vështirë për vendin tonë, kur populli ukrainas po i reziston pushtuesve rusë nga të gjitha anët, një nga vendet më të vështira ishte ngushtica e Krimesë, ku një batalion marinsash iu kundërvu armikut”, thuhet në një deklaratë.

Pasi konstatoi se nuk kishte kohë që shpërthimi të bëhej nga distanca, Skakun bëri të ditur se do ta bënte me dorë, më pas u tha lamtumirë kolegëve.

“Për të ndalur avancimin e kolonës së tankeve, u vendos që të hidhej në erë Ura e Gjeniut. Për këtë detyrë doli vullnetar inxhinier i batalionit special Vitaly Vladimirovich Skakun.

Ura ishte e minuar por shpërthimi nuk po ndodhte, ndaj ai e realizoi atë me vetëhedhje në erë.

Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm avancimin e armikut, gjë që i mundësoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen”.

Thuhet se komanda e Marinës do t’i drejtohet Komandës Supreme për dhënien e çmimit shtetëror “Skakun”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re