Ukraina ka njoftuar se 3 nënstacione elektrike janë goditur në qytetin Lviv dhe se në qytet ka probleme në sigurimin e energjisë elektrike.

Kryetari i Bashkisë Lviv, Andriy Sadovyi në një deklaratë nëpërmjet medias sociale tha se “3 nënstacione elektrike u sulmuan me raketa. Në qytet ka probleme në sigurimin e energjisë elektrike. Të gjitha ekipet po punojnë në vendin e ngjarjes”.

Ai tha se janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth ndërsa në sulm janë plagosur 2 persona.
Burimi: AA