Mesazhin e parë pas rizgjedhjes në detyrë për një mandat të dytë, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ia dedikoi Ukrainës. Ai i bëri thirrje Vladimir Putinit që të “zgjidhë lakun rreth qafës së Ukrainës”.

Steinmeier tha se përgjegjësia për tensionet e vazhdueshme i takon Rusisë, raportoi AFP.

Komentet vijnë ndërsa kancelari i sapozgjedhur Olaf Scholz përgatitet të udhëtojë në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën dhe më pas në Moskë për t’u takuar me Presidentin Putin të martën.

“I bëj thirrje presidentit Putin: Hiqni lakun nga qafa e Ukrainës”, tha Steinmeier, duke shtuar:

 “Ne jemi në mes të një konflikti ushtarak, një lufte në Evropën Lindore. Rusia është përgjegjëse për këtë. Njerëzit në Ukrainë kanë të drejtë të jetojnë pa frikë dhe kërcënime, të kenë sovranitet dhe vetëqeverisje. Asnjë vend në botë nuk ka e drejta për ta shkatërruar atë dhe ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri kujtdo që përpiqet.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re