Skip to content

Ukraina nuk dorëzohet, merr sërish në kontroll qytetin e dytë më të madh të vendit. Pamjet e luftës mes ushtarëve

Zyrtarë ukrainas bëjnë me dije se forcat ushtarake kanë marrë sërish kontrollin e qytetit të Kharkivit, i cili në orët e para të mëngjesit u raportua se ra në duart e rusëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale governatori Oleh Synyehubov shkruajti se “Kontrolli i Kharkivit është totalisht i yni”.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit luftime të ashpra janë regjistruar në këtë qytet, i cili konsiderohet i dyti për nga madhësia si dhe një pikë strategjike.

Pamje nga luftimet në qytet:

Ndërsa trupat ruse hyjnë në qytetin ukrainas të Kharkiv, imazhet e përleshjeve kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Një video, e verifikuar nga BBC, tregon një grup ushtarësh ukrainas që fshihen pas një muri, ndërsa njëri lëshon raketa me shpatulla.

Që nga viti 2019, ushtarëve rusë u është ndaluar përdorimi i telefonave inteligjentë gjatë detyrës, pasi përdorimi i tyre në rrjetet sociale ngriti çështje të sigurisë kombëtare.

Por ndërsa luftimet vazhdojnë, imazhet e shpërndara nga forcat ukrainase na japin një pamje të asaj që po ndodh në terren.

/faxweb