“Rusia duhet të tërheqë trupat e saj dhe të çlirojë territoret.Elitat e Federatës Ruse duhet t’i nënshtrohen një transformimi”.

 

Deklarata u bë në twitter nga Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, i cili më pas shtoi

 

“Vetëm nëse ndodh tërheqja e trupave, do të ketë negociata: një dialog konstruktiv,, u shpreh zyrtari i lartë ukrainas.

 

Lufta në Ukrainë është në ditën e 288.

 

Ushtria ruse së fundmi ka gjuajtur më shumë se një mijë raketa dhe raketa në disa sulme ndaj objekteve energjetike të Ukrainës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re