Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi tha se pavarësisht se situata në front mbetet e vështirë, Rusia ka pësuar dëme të mëdha dhe nuk ka arritur të pushtojë asnjë fshat për një periudhë dy javore.

Lexo edhe :Related Posts

“Në front situata mbetet e vështirë. Rusia po kryen operacione sulmuese në disa zona, duke përfshirë rrethinat e qytetit Robotyne në Zaporizhzhia. Megjithatë Moska ka pësuar humbje të mëdha si pasojë e mbrojtjes sonë. Gjatë dy javëve të luftimeve të ashpra, armiku pësoi humbje jashtëzakonisht të mëdha. Megjithatë, të gjitha vendbanimet që ai u përpoq të merrte mbetën nën kontrollin tonë”, tha ai. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re