Shefi i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak tha se Kina duhet të luajë rol “evident” në ndalimin e luftës që Rusia ka filluar në vendin e tij.

Në një postim nga llogaria në Twitter, Yermak tha se “Kievi shpreson se Pekini do të luajë një rol më evident në ndalimin e luftës”.

Ai theksoi se presin që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të bisedojë me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në një deklaratë më 21 mars tha se Kina duhet të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes së situatës së Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin po të njëjtën ditë tha se duhet të vazhdojë dialogu mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se në negociata duhet të ndërtohet paqja.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re