Parlamenti i Ukrainës ratifikoi të enjten kornizën e projekt-marrëveshjes ushtarake me Turqinë.

Në total 303 nga 450 deputetët votuan për miratimin e marrëveshjes kornizë ushtarake ndërqeveritare midis Ukrainës dhe Turqisë.

Marrëveshja, e nënshkruar gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi në tetor 2020, përbën bazën ligjore për bashkëpunimin e ndërsjellë ushtarak midis dy vendeve.

Sipas marrëveshjes, Turqia është zotuar të sigurojë 205 milionë lira turke (18.5 milionë dollarë) për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat ushtarake.

Forcat e Armatosura të Ukrainës blenë 6 dronë Bayraktar TB2 dhe tre stacione kontrolli nga Turqia në vitin 2019 ndërsa në korrik grupi i parë i dronëve iu dorëzua Marinës së Ukrainës.

Që nga viti 2014, Forcat e Armatosura të Turqisë kanë përdorur dronët Bayraktar TB2 në luftën kundër terrorizmit në operacione brenda dhe jashtë kufijve të vendit. Përveç Ukrainës, ky dron aktualisht përdoret edhe në disa vende të tjera, përfshirë Katarin dhe Azerbajxhanin.

Roli i rëndësishëm i këtyre avionëve ishte i dukshëm gjatë operacioneve të Turqisë në Siri ndërkaq ekspertët e mbrojtjes theksuan se dronët kontribuan në faktin që operacionet zgjatën më pak se sa pritej dhe kishin më pak humbje.

Dronët Bayraktar TB2 luajtën një rol të rëndësishëm në përfundimin e pushtimit armen të Karabakut, Azerbajxhan, i cili zgjati për rreth 30 vjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re