Në zonat e pushtuara, rusët po plaçkitin muzetë dhe po djegin libra në gjuhën ukrainase.

 

Denoncimi u bë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në raportin e përditshëm mëngjesit= mëngjesin e kësaj të mërkurë, sikurse raporton Agjencia Ukrinform.

 

“Pushtuesit shkatërrojnë trashëgiminë kulturore ukrainase në territoret e pushtuara, duke plaçkitur muzetë dhe duke djegur libra të letërsisë ukrainase”, thuhet në raport.

 

Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit ka dokumentuar më shumë se 500 raste të krimeve të luftës ruse kundër trashëgimisë kulturore të Ukrainës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re