Skip to content

Ukraina: Rusia duhet të dëgjojë thirrjen e OKB-së për t’i dhënë fund luftës

thumbs b c 073a1ea44682943944db9621817d7530

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Rusia duhet të dëgjojë thirrjen “përfundoni luftën” të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Në një postim nga Twitteri, Kuleba tha se “Rusia më në fund duhet të dëgjojë Sekretarin Përgjithshëm të OKB-së dhe t‘i japë fund luftës kundër Ukrainës ose të paktën të lejojë një pauzë humanitare”.

Duke vënë theksin se agresori dhe pushtuesi i vetëm në këtë luftë është Rusia, Kuleba tha se “Ukraina gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për të kërkuar paqe”.
Burimi: AA