Ukraina pretendon se është sulmuar me 30 raketa ruse gjatë natës. Forcat Ajrore të Ukrainës konfirmuan se kanë arritur të shkatërrojnë 29 prej raketave të lëshuara nga Rusia.

 

Në deklaratën zyrtare theksohet se raketat u lëshuan nga drejtime të ndryshme.

 

“Janë lëshuar gjithsej 30 raketa lundrimi të lëshuara nga deti, ajri dhe toka”, theksohet në deklaratë.

 

Forcat Ajrore gjithashtu pretenduan se kishin rrëzuar gjithashtu dy dronë sulmues dhe dy dronë zbulimi.

 

Komanda Operative e Ukrainës Jug tha më herët të enjten se një person ishte vrarë dhe dy u plagosën kur një raketë ruse goditi një objekt të infrastrukturës industriale në qytetin port jugor të Odesa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re