Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se sulmet ruse me raketa në kryeqytetin Kiev i kujtuan atij jetën nën Gjermaninë naziste.

“Sulme të tmerrshme me raketa ruse në Kiev. Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste”, shkroi Kuleba në Twitter.

“Ukraina e mposhti atë të keqe dhe do ta mposhtë këtë të keqe. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë. Ndërprisni të gjitha lidhjet. Largojeni Rusinë nga kudo”, shtoi ai.

Të paktën tre persona u plagosën në Kiev mes zjarreve, sipas kryebashkiakut, Vitali Klitschko.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë u njoftua herët të enjten nga presidenti Vladimir Putin, dhe në ditën e parë të operacionit, më shumë se 130 persona, përfshirë civilë u vranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re