Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas në Rusi që të largohen sa më parë nga vendi.

Në një njoftim nga ministria ukrainase thuhet se për shkak të “agresivitetit në rritje të Rusisë ndaj Ukrainës” mund të ketë kufizime në shërbimet konsullore në Rusi.

Më tej, qytetarëve të Ukrainës u rekomandohet që të shmangin vizitat në Rusi dhe ata që ndodhen atje të largohen sa më parë nga vendi.

– Njohja nga Rusia e të ashtuquajturave republika të separatistëve

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret i cili jep mundësinë për njohjen nga Rusia të ashtuquajturave republikat popullore të Donetskut dhe Luhanskut të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Këshilli i Federatës, dhoma e lartë e Parlamentit të Rusisë, miratoi kërkesën e presidentit Putin që ushtria ruse të kryejë misione jashtë territoreve të Rusisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re