Skip to content

Ukraina: Udhëheqësit e BE-së në Kiev, dhe shuma e madhe e paguar për ndihmën

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 89

Në përvjetorin e tretë të pushtimit rus, liderët e Bashkimit Evropian u mblodhën në Ukrainë.

Në përvjetorin e tretë të pushtimit rus, Ukraina vazhdon të përballet me një nga krizat më të vështira në historinë e saj me ngjarjet e fundit. Ndërsa konflikti vazhdon, frika për një paqe të imponuar pa përfshirjen e Kievit në negociatat ndërkombëtare po rritet midis liderëve ukrainas. Sidomos pas bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nga të cilat vendi u përjashtua.

Ursula von der Leyen

Evropa përsërit mbështetjen e saj

Për të treguar solidaritet konkret, më 24 shkurt 2025, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, udhëtuan për në Kiev, të shoqëruar nga liderë të tjerë evropianë. Qëllimi i vizitës ishte konfirmimi i mbështetjes së BE-së dhe diskutimi i masave të reja për forcimin e mbrojtjes dhe ekonomisë së Ukrainës.

Gjatë fjalimit të saj zyrtar, von der Leyen përsëriti angazhimin e Evropës me fjalë prerëse: “Evropa është këtu për të forcuar Ukrainën në këtë moment vendimtar. Një komb paqësor u pushtua, për asnjë arsye tjetër përveç obsesionit perandorak të Putinit. Por ne besojmë në një Ukrainë të lirë dhe sovrane, në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Dhe ne bashkohemi me ju për të ndërtuar këtë të ardhme së bashku.”

Ndihma e re dhe sanksionet e forcuara

Njoftimi më domethënës ka të bëjë me miratimin e një pakete të re ndihme prej 3.5 miliardë eurosh, e cila do të jetë e disponueshme që në mars. Me këtë financim, ndihma totale e BE-së për Ukrainën rritet në 135 miliardë euro, nga të cilat 48.7 miliardë euro janë të destinuara për ndihmën ushtarake.

Presidentja i Komisionit theksoi urgjencën e veprimit: “Ne duhet të përshpejtojmë dërgimin e menjëhershëm të armëve dhe municioneve”.

Një deklaratë e përbashkët e nënshkruar nga von der Leyen, Costa dhe Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, u përsërit se Evropa “ka ndërmarrë veprime të paprecedentë për të rritur prodhimin e industrisë së mbrojtjes dhe do të vazhdojë të rrisë kapacitetin e saj”, me qëllim forcimin e sovranitetit evropian dhe mbështetjen e Kievit.

Paralelisht, BE miratoi paketën e gjashtëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin bllokimin e 73 cisternave fantazmë të përdorura për të shmangur kufizimet e naftës dhe ndalimin e importit të aluminit rus. Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme Kaja Kallas sqaroi qëllimin e masave të reja: “Ky grup i ri sanksionesh synon jo vetëm flotën fantazmë të Rusisë, por edhe ata që mbështesin shfrytëzimin e cisternave të rrezikshme të naftës, kontrollorët e lojërave video të përdorura për të fluturuar dronët, bankat që përdoren për të anashkaluar sanksionet tona dhe organet e propagandës që përdoren për të përhapur gënjeshtra”.

Me këto masa, Evropa po përgatitet të marrë një mbështetje edhe më të gjerë, veçanërisht duke marrë parasysh pasigurinë në rritje që lidhet me politikën e SHBA-së dhe pozicionet e Donald Trump, gjithnjë e më ngurrues për të mbështetur ekonomikisht Ukrainën.

Përshtati në Shqip S