Ushtria ruse është në përgatitje të referendumit në rajonin Kherson, në bregun e Detit të Zi dhe që kufizohet me Krimenë, në luftën e së cilës kaluan 5 javë, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës thuhet se ushtria ruse për të marrë nën kontroll territoret e pushtuara përkohësisht në jug të Ukrainës, është në përpjekje për të formuar një administratë ushtarake dhe civile.

Gjithashtu theksohet se ushtria është në përgatitje për të krijuar një shtet të ashtuquajtur Republika Popullore e Khersonit në rajonin Kherson.

Ndërkohë, sipas Shtabit, në Detin e Zi gjenden anije të pajisura me raketa lundrimi me bazë deti, duke shtuar se vazhdon kërcënimi i goditjes së infrastrukturës ushtarake, industriale dhe logjistike në vend me këta raketa.

Më tej në deklaratë theksohet se ushtria ruse në ditët në vijim do të përpiqet të rrethojë qytetin Chernihiv si dhe të sulmojë qytetet Kramatorsk dhe Pokrovsk ndërsa vazhdojnë aktivitetet e rrethimit të qytetit Kharkiv.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re