Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse vazhdon të tërhiqet nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv.
Në një deklaratë nga llogaria në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm vlerësoi situatën e fundit në ditën e 34-tët të luftës Rusi-Ukrainë.
“Ushtria ruse nuk ka mundur të përmbushë detyrën për rrethimin e Kievit”, theksohet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se ushtria ruse e cila vazhdon tërheqjen nga Kievi dhe Chernihiv, me shumë mundësi do të intensifikojë njësitë e saj në drejtim të lindjes së vendit.
Më tej në deklaratë thuhet se ushtria ruse vazhdon sulmet e saj në drejtim të Donetskut, se ndaj vendbanimeve Kreminna dhe Mariupol ka kryer sulme ajrore dhe raketore dhe se ka hapur zjarr atrilerik ndaj njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës në afërsi të vendbanimeve Stepnogorsk, Orikhiv dhe Gulyaypole.
Gjithashtu ushtria ruse krahas rajoneve Azov dhe Detit të Zi, është përpjekur të mbajë nën kontroll edhe vendbanimet Volinsk, Polinsk, Siversk, Tavriçeskoye dhe Slavyansk dhe se është fokusuar të mbajë kontrollin e vendbanimeve Popasna, Rubijne në rajonin Luhansk dhe të marrë nën kontroll edhe qytetin Mariupol.
Burimi:AA