“Ku është bota dhe pse bota nuk po vjen të na shpëtojë?”, është një nga pyetjet kryesore të banorëve të qytetit ukrainas të Kharkivit, të cilët janë fshehur në tunelet e metrosë nëntokësore për orë të tëra, ndërsa forcat ruse përparojnë drejt qendrës së qytetit.

“Rusia është vendi ynë vëlla, por çfarë lloj vëllau të trajton kështu?”, tha një nga ukrainasit.

Tronditja, mosbesimi dhe frika është ajo që mund të përshkruajë atmosferën në stacionin e metrosë. Në errësirë, me shprehje të frikësuara në fytyrat e tyre, ata ulen, kryesisht në heshtje.

Sipas gazetares së CNN, Clarissa Ward, kjo është ana tjetër e luftës. Ka njerëz që nuk janë të vijës së parë dhe nuk e dinë se çfarë do të thotë lufta. Shpërthimet kanë pasur jehonë që nga mëngjesi i sotëm dhe banorët kanë arritur të marrin vetëm gjërat elementare dhe të vijnë në stacion për t’u fshehur. Ka edhe një numër të madh fëmijësh.

Ata pyetën ekipin e CNN se çfarë po ndodhte dhe çfarë do të ndodhte më pas.

“Ku është bota? Pse nuk vjen bota të na shpëtojë? Si ka mundësi që në vitin 2022 mund të pushtoni një shtet evropian dhe askush nuk mund ta ndalojë”, më pyetën qytetarët. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë apo ku mund të shkoj nga këtu.

“Ata u përpoqën të mbledhin para në banka, por dështuan. Gjendja e panikut të thellë është mes njerëzve dhe ata nuk dinë çfarë të bëjnë”, tha Ward. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re