Banorët e Kramatorskut në rajonin e Donbasit mendojnë se ndërmjetësimi i mundshëm i Turqisë në krizën Rusi-Ukrainë do të jetë më i mirë se i SHBA-së, do të përmirësojnë marrëdhëniet dhe se dronët tashmë po ndihmojnë tejmasë në këtë situatë.

Edhe pse qyteti Kramatorsk ra në duart e separatistëve pro-rusë për një kohë të caktuar në vitin 2014, ushtria ukrainase rimori kontrollin e qytetit.

Banorët e rajonit për (AA) bënë vlerësime në lidhje me vizitën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan në Kiev, e cila do të zhvillohet nesër, dhe ndërmjetësimin e mundshëm të Turqisë në krizën Rusi-Ukrainë.

Banori i Kramatorskut tha se marrëdhëniet me Turqinë janë të mira, ndërsa ndërmjetësimi i Turqisë, “do të jetë më i mirë se i SHBA-së”.
Një tjetër banor i qytetit tha se shpreson se miqësia e tyre me Turqinë do të vazhdojë dhe ata do t’i ndihmojnë.

Një person tjetër nga Kramatorsk, i cili nuk dëshiroi të jepte emrin, theksoi se furnizimi i Turqisë me dronë në Ukrainë është tashmë shumë i mirë, duke shtuar se “roli i Turqisë është shumë pozitiv për ne në zgjidhjen e krizës në Ukrainë”.
Yuriy Rut, një tjetër banor i qytetit Kramatorsk, u shpreh se oferta e ndërmjetësimit të Turqisë ishte pozitive dhe e natyrshme, duke shtuar se të fortët duhet të ndihmojnë të dobëtit.

Një tjetër banor i qytetit, i cili u shpreh se ata që u ndihmuan ishin miq me ta, tha: “Kur të forcohemi, do t’ua kthejmë nderin që na është bërë”.

Një tjetër banor i Kramatorskut deklaroi se ndërmjetësimi i Turqisë do të ndihmojë. “Do të përmirësojë marrëdhëniet dhe sigurisht do të ndihmojë Ukrainën në një farë mënyre. UAV-të janë tashmë shumë të dobishëm”, theksoi banori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re