Qytetarët ukrainas vlerësuan hapat politikë të Turqisë të ndërmarra për t’i dhënë fund luftës që Rusia filloi në Ukrainë më 24 shkurt.

Anadolu Agency (AA) intervistoi civilët ukrainas në qendër të Kievit për të dëgjuar perspektivën e tyre për procesin e ndërmjetësimit të udhëhequr nga Turqia për paqe të qëndrueshme.

“Kam lindur dhe jam rritur në Kiev dhe jam vërtet e shqetësuar për luftën e vazhdueshme në vendin tim”, tha një grua e re ukrainase, Irina.

“Shumë vende na mbështesin, por mbështetja e Turqisë, në veçanti, është thelbësore”, theksoi ajo.

Ajo falënderoi Ankaranë për sigurimin e një mjedisi të sigurt që siguron vazhdimin e procesit të negociatave me Rusinë, por vuri në dukje se ukrainasit nuk i besojnë Rusisë gjatë këtij procesi.

Artiom, një tjetër banor i Kievit, tha se Ukraina është plotësisht e vetëdijshme për mbështetjen e Turqisë dhe qasjen e ngrohtë të presidentit të saj ndaj ukrainasve dhe se ata mirëpresin mbështetjen e popullit turk.

Denis Adamenko është një tjetër ukrainas, jeta e të cilit u ndikua thellë nga lufta pasi u zhvendos për shkak të sulmeve ruse, ndërsa ai shpreson se një rezultat pozitiv mund të dalë nga përpjekjet e negociatave në Stamboll.

“Ne ndiejmë mbështetjen e rëndësishme të Turqisë. Njerëzit zakonisht presin rezultate pozitive nga negociatat. Vullneti ynë është që këto negociata të sjellin rezultate të dobishme”, tha Adamenko.

Duke vënë në dukje se Rusia pësoi viktima të rënda gjatë luftës së furishme, ai tha se forcat ruse kanë filluar të tërhiqen nga rajoni i Kievit.

Turqia na ofron mbështetje dhe besim, shtoi ai.

Ndryshe, dje në Stamboll u mbajt një raund i ri negociatash midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë për zgjidhjen e konfliktit.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, ka hasur në zemërim ndërkombëtar, ku BE-ja, SHBA-ja dhe Britania, ndër të tjera, kanë zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Të paktën 1.179 civilë janë vrarë dhe 1.860 janë plagosur në Ukrainë, kurse shifra e vërtetë mendohet të jetë shumë më e lartë, sipas OKB-së.

Më shumë se 4 milionë ukrainas kanë ikur gjithashtu në vende të tjera, kurse miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re