Mbi 10 ndërtesa të larta janë shkatërruar nga zjarri i artilerisë ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk, njoftuan sot zyrtarët rajonalë.

“Pesë rezidenca private, një shkollë, një qendër tregtare dhe disa garazhe u goditën gjithashtu”, tha mbrojtja civile e rajonit të Luhanskut.

Guvernatori i Luhanskut dhe qeveria në Kiev po u bëjnë thirrje banorëve që të paketojnë sendet e tyre dhe të ikin përpara një sulmi të mundshëm rus në shkallë të gjerë.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se hekurudha ukrainase transportoi sot disa mijëra banorë nga zonat e kërcënuara në perëndim të vendit.
Burimi: ATSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko