Së paku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur në dy sulme me raketa nga forcat ruse në qytetin ukrainas Kharkiv.

Forcat ruse shkatërruan një pikë kontrolli në hyrje të qytetit dhe infrastrukturën civile aty pranë në sulmet me raketa të mbrëmshme në Kharkiv, në lindje të vendit.

Në një deklaratë nga zyra e Drejtorisë kryesore të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës në Kharkiv thuhet se dy persona kanë humbur jetën dhe katër janë plagosur nga sulmet me raketa të kryera mbrëmë.

Në rrethin Novobavarsky, që ndodhet në qendër të qytetit, u shkatërruan shtëpi, dyqane, depo, një restorant dhe një bibliotekë shkollore.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re