Forcat ruse kanë bombarduar një shkollë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në verilindje të Ukrainës.

Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në shkollën e mesme në Kharkiv, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin që shpërtheu pas sulmit. Në vendngjarje ishin edhe disa profesorë.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës provokoi dënim të gjerë ndërkombëtar, çoi në kufizime financiare ndaj Moskës dhe nxiti eksodin e kompanive globale nga Rusia.

Të paktën 780 civilë janë vrarë dhe 1.252 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sipas Kombeve të Bashkuara. Më shumë se 3,16 milionë njerëz kanë ikur në vendet fqinje, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re