Të paktën 7 civilë janë vrarë në sulmin e forcave ruse në qytetin Avdiyivka në rajonin Donetsk të Ukrainës.
Guvernatori i Donetskut, Pavel Kirilenko në një postim me shkrim në llogarinë e tij në Telegram njoftoi se forcat e Rusisë kanë nisur një sulm me raketa në qytetin Avdiyivka sot në mëngjes.
Ai tha se sulmi është kryer në tregun në qendër të qytetit. “Të paktën 7 civilë të vdekur dhe 8 të plagosur si rezultat i bombardimeve në Avdiyivka në mëngjes. Rusët bombarduan tregun në qendër ku kishte shumë njerëz në atë kohë”, theksoi Kirilenko.
Burimi: AA