Gjykata në Ukrainë ka vendosur që si masë parandaluese të konfiskojë pasaportën e ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, i cili akuzohet për tradhti kundër atdheut.

Gjykata Rajonale e Peçersk në Kiev, duke e refuzuar kërkesën e Prokurorisë për lirimin me kusht prej 1 miliard grivna (rreth 31 milionë euro) ose kërkesën për paraburgim, vendosi që Poroshenko të dorëzojë pasaportën e tij, një kufizim personal si masë paraprake.

Poroshenko i cili ishte jashtë vendit, më 17 janar u kthye në vend dhe u paraqit në gjykatë.

Ish-presidenti Poroshenko akuzohet për “tradhti ndaj atdheut” dhe “financim të terrorizmit”, me dyshimet se ka siguruar qymyr për separatistët pro-rusë në rajonin Donbas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re