Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder është shpallur si “një armik shtetëror” në një ëebfaqe të lidhur me Ministrinë e Brendshme ukrainase.

Schroeder u rendit si një “anti-ukrainas”, sepse ai tha se e kuptoi aneksimin rus të gadishullit të Krimesë në vitin 2014, në një intervistë të botuar në të përditshmen gjermane Aachener Nachrichten.

Ndrësa Ministria e Jashtme gjermane tha se “e dënon me forcë këtë listë armiqsh”.

“Ne e informuam Ukrainën për qëndrimin dhe insistojmë që qeveria ukrainase të shfuqizojë listën”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin.

Lista e “armiqve shtetërorë” ka mijëra emra, duke përfshirë dhe atë të ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Dy njerëz në listë u vranë në vitin 2015.

Faqja e internetit udhëhiqet nga Arsen Avakov.

Schroeder tha në intervistë duke komentuar aneksimin e Krimesë: “ishte një realitet me të cilin do të përballeshim një ditë”. Ai gjithashtu vuri në dukje se Krimeja ishte një dhuratë e ish-kryeministrit sovjetik Nikita Hrushovi në vitin 1954, për në Ukrainën.

Rusia dhe Ukraina ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik në atë kohë.

Ish-kancelari gjerman ndërkohë njihet si një mik personal i presidentit rus Vladimir Putin. Gruaja e Schroeder, Soyeon Schroeder-Kim, tha se ishte e shqetësuar për listën.

“Në vendin tim dhe në kulturën time, ne nuk mund ta kuptojmë një sulm të tillë ndaj politikanëve”, tha ajo, sipas RND.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re