Nëntë civilë, përfshirë 2 fëmijë kanë humbur jetën në sulmin ajror që ushtria ruse ka kryer në qytetin Sumi të Ukrainës.

Në një deklaratë nga Shërbimi i Situatave Emergjente të Ukrainës, njoftohet se avionët luftarakë rus bombarduan mbrëmë qytetin Sumi.

Në deklaratë bëhet e ditur se janë rrëzuar dy ndërtesa që u vendosën në shënjestër në rrugët Romenskaya dhe Spartak të qytetit, ndërsa thuhet se në vendin e rrënojave shpërthyen flakët.

Njoftohet se flakët janë shuar nga ekipet zjarrfikëse të Ukrainës dhe se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 9 civilëve, përfshirë edhe 2 fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re