Skip to content

Ukrainë/ Trupat ruse marrin centralin bërthamor më të madh në Evropë

Pas përleshjeve gjatë natës pranë qytetit të Zaporizhzhya në Ukrainën juglindore, Rusia ka marrë kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, njoftuan autoritetet ukrainase.

“Aktualisht, vendi i NPP Zaporizhzhia është i pushtuar nga forcat ushtarake të Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë të Inspektoratit Shtetëror të Rregullatorit Bërthamor.

Ai theksoi se nuk kishte pasur ndryshime në nivelin e rrezatimit, i cili u rrit pas një zjarri që shpërtheu për shkak të granatimeve ruse.