Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se shkarkuar dy gjeneralë të lartë ukrainas duke i quajtur ata antiheronj, sipas CNN.
“Sot u mor një vendim tjetër për antiheronjtë. Tani nuk kam kohë të merrem me të gjithë tradhtarët. Por, gradualisht do të ndëshkohen të gjithë”, tha ai.
Gjeneralëve, ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Brendshme të Ukrainës, Naumov Andriy Olehovych dhe ish-kreu i Zyrës së Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës për rajonin e Khersonit, Kryvoruchko Serhiy Oleksandrovych, u janë hequr gradat.
”Ata ushtarakë që nuk kanë vendosur ende se cili është atdheu i tyre, të cilët shkelin betimin ushtarak të besnikërisë ndaj popullit ukrainas në lidhje me mbrojtjen e shtetit tonë, lirinë dhe pavarësinë e tij, në mënyrë të pashmangshme do të privohen nga gradat”, deklaroi presidenti Zelensky.
”Gjeneralët e rastësishëm nuk na përkasin neve”, theksoi ai.
Burimi: ATSH
