Këshilli i Evropës sapo ka vendosur që Ukrainës dhe Moldavisë t’u jepet statusi i vendit kandidat për t’u anëtarësuar në BE.

 

Lajmin e bën të ditur presidenti i KiE, Charles Michel në një postim në Twitter.

 

Një moment historik e cilëson Michel këtë zhvillim të radhës për rrugën e integrimit të Ukrainës në bllok.

 

“Marrëveshje. Këshilli i Evropës sapo ka vendosur që të japë statusin e vendit kandidat në BE për Ukrainën dhe Moldavinë. Një moment historik. Sot shënohet një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së. Urime @ZelenskyyUa dhe @sandumaiamd dhe popullit të Ukrainës dhe Moldavisë. E ardhmja jonë është së bashku.”-  shkruan Michel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re