Këtë mëngjes një 55 vjeçar i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërroi jetë në banesën e tij me qira në lagjen “Rilindja” në Vlorë, si pasojë e një zjarri.

Fqinji i të ndjerit, tregoi për median se me të mësuar për zjarrin, uli linjën e korrentit dhe u mundua të shpëtojë 55 vjeçarin.

Siç tregoi ai, e kishte patur të pamundur të hynte në brendësi të shtëpisë, pasi zjarri e tymi ishin të përmasave të mëdha. Fqinji i viktimës tregoi se për të ndjerin kujdesej për gjithçka i vëllai, pasi 55 vjeçari ishte i sëmurë.

“Ishte i sëmurë, i vetmuar. Ka disa vite që jeton këtu. Ishte me qira. Për të interesohej vëllai i tij. Më lajmëroi nusja që në 6 e çerek dhe më tha se ‘po del tym nga shtëpia e Gjergjit’. Shkoj ul linjën e korrentit. Pastaj lajmërova vëllain. Erdhën njerëz, erdhi policia dhe zjarrfikësja.

Nuk arrija dot të që hyja brenda, pasi tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme. Ai ishte i sëmurë… Atë e ushqente vëllai i tij. Erdhi zjarrfikësja që shoi zjarrin, se rrezikoheshin dhe banesat e tjera.

I vëllai tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë prizë për të bërë kafen, ose duhani, pasi nuk ishte në gjendje të bënte asgjë, nuk gatuante. Çdo gjë i vinte gati nga i vëllai.”, tha Arben Aliu, fqinj i viktimës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re