Kandidati për deputetë i Bindjes Demokratike në Shkodër, Tonin Uldedaj ka kujtuar 29 vjetorin e fitores së parë të opozitës.

Ai thotë se fitorja e vitit 1992 duhet të shërbejë si mësim se opozitarizmi nuk lihet rrugës dhe nuk mund të jetë i një force apo një individi të vetëm. Ndaj sipas tij, Bindja Demokratike është bashkuar për të sjellë një alternativë të re.

“Në këtë ditë festojmë edhe 22 marsin e vitit 1992, fitoren e opozitës shqiptare anti-komuniste kundër Partisë së Punës. Tri dekada më vonë, le të na shërbejë si mësim se opozitarizmi nuk lihet rrugës, nuk mund të jetë kurrë i një force dhe njeriu të vetëm. Për këtë ne kemi zgjedhur të bashkohemi dhe të krijojmë një alternativë të re”, shkruan Uldedaj.

Ai gjithashtu ka uruar festën e Sulltan Novruzit për të gjithë besimtarët bektashinj.

“Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, ‘ditën e re’ në persisht, nisjen e pranverës dhe një udhëtim në një stinë të re shpresash e gëzimesh”, shkruan ai në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re