Forcat Speciale kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të mëngjesit të kësaj të premteje në banesat e tre gjyqtarëve që firmosën pro ndryshimit të masës së arrestit për Dritan Dajtin.

 

Kontrollet janë bërë në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Aplit në Vlorë, Skënder Damini dhe Petrit Aliaj si dhe në Shkodër në banesën e gjyqtarit Aleks Nikolla.

 

Në një kohë që nuk janë bërë publike rezultatet e kontrollit është mësuar se ndaj tyre ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë si dhe shpërdorimit të detyrës.

 

Tre gjyqtarët që votuan pro uljes së dënimit të Dritan Dajtit nga burgim I përjetshmë në 25 vite u vunbë në qëndër të akuzave nga përfaqësues të qeverisë, opozitës dhe ndërkombëtarët.

 

Ndërkohë dy gjyqtarët e tjerë të trupës së Apelit të Rretheve, konkretisht Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë votuar pjeserisht kunder vendimit për gjykimin e shkurtuar.

 

Mbrëmjen e të enjtes edhe vetë kryeminsitri Rama tha do bënte çdo gjë të mundëshme me qëllim që ky vendim të zhbëhej.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re