Ulen ndjeshëm shifrat e infektimeve me COVID-19.

Regjistrohen 85 raste të reja, 6 humbje jete në 24 orët e fundit.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1754 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 85 qytetarë, në këto bashki:23 në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Peqin, Vlorë, Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Lushnje, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Gramsh, Gjirokastër, Mirditë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Kavajë, Selenicë, Delvinë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Pogradec, Poliçan.

 

Janë 3969 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 71 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tepelena 69 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 80 vjeç, një qytetare nga Kavaja 81 vjeçe, një qytetar nga Vlora 85 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.

 

Janë shëruar 633 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,035 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (21 Shkurt 2022)Raste të reja ditore 85Të shëruar në 24 orë 633Të shtruar në spitale 71Humbje jete në 24 orë 6Testime ditore 1754

Testime totale 1,730,246Raste pozitive 270,455Raste të shëruara 263,035Raste Aktive 3969Humbje jete 3,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1265Fier 632Elbasan 436Vlorë 365Berat 295Lezhë 253Kukës 162Durrës 158Shkodër 150Korçë 117Gjirokastër 115Dibër 21

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re