Një front i ftohtë atmosferik pritet të kalojë nesër mbi vendin tonë.

Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e jugut reshjet në kohë afatshkurtër dhe lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 900 metër parashikohet reshje dëbore ndërsa në lartësitë mbi 1500 metër do të ketë intensifikim të reshjeve të dëborës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrin deri në 15-18m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 11/16 re diell

Kukës 3/6 re shi/bore

Lezhë 12/14 re diell

Dibër 0/4 re shi/bore

Durrës 12/15 re diell

Tiranë 12/14 Re shi diell

Elbasan 11/14 re shi diell

Berat 10/13 re shi

Vlorë 13/15 re shi

Korçë 3/7 re shi/bore

Gjirokastër 10/13 re shi

Sarandë 12/15 re shi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re