Koreja Veriore ka pranuar ftesën e Koresë Jugore për të zhvilluar bisedime të nivelit të lartë gjatë javës së ardhshme.
Takimi që është parashikuar në datën 9 janar do të përqëndrohet në gjetjen e një mënyrë që atletët e Koresë së veriut të ndjekin Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut që do të zhvillohen në shkurt.
Ministria për bashkim e Koresë Jugore ka thënë se Koreja Veriore ka dërguar konfirmimin që bisedimet të mbahen më 9 janar. Takimi pritet të mbahet në Panmunjom një zonë kufitare mes dy Koreve.
Këto do të jenë bisedimet e para të nivelit të lartë që dy Koretë kanë pasur që nga dhjetori 2015 dhe nuk është ende e qartë se kush do të marrë pjesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re