Ulen vdekjet në Itali. 243 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, bëhet me dije se krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave ka pësuar një ulje të lehtë, pasi dje ishin vetëm 274 vdekje ndërsa sot numri ditor ka shkuar në 243.

Me rritjen e sotme numri total i viktimave në Itali ka shkuar në 30,201.

Edhe numri i rasteve të reja të Covid-19 është ulur, pasi janë regjistuar 1354 të infektuar në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë Italia rregjistroi 1401 pacientë të prekur nga Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re