Kjo nuk është e vërtetë. Si do t’ja bëjmë tani”. Ulërimat dëshpëruese të familjes së Besmirit thyen heshtjen që kishte pllakosur vendin e aksidentit në Piza.

Mediat italiane kanë përshkruar aksidentin që i mori jetën 29-vjeçarit shqiptar Besmir Shala dy ditë më parë teksa ishte duke udhëtuar me motor. Zona ishte e mbushur me policë të angazhuar në lehtësimin e trafikut.

I pari që mbërriti, i shoqëruar nga punonjës policie ishte babai i 29-vjeçarit. Policët e çuan drejt djalit të tij dhe në momentin që efektivi ngriti çarçafin, babai i të riut shpërtheu në ulërima, zemërthyer.

Skena bëhet akoma më drithëruese kur vjen motra, që nuk pushon së qari. “Ai është vëllai im, vëllai im” thotë motra e viktimës, e cila nuk pushon së qari. Nuk ka ngushëllim që mund të lehtësojë trishtimin që pushtoi familjen Shala.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re