Në Elbasan numri i lindjeve po shënon rënie vit pas viti. Të dhënat tregojnë se në tre muajt e fundit të 2022 erdhën në jetë 81 bebe më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

 

Sipas mjekes gjinekologe, Albana Oga, çiftet e reja po zgjedhin që ta shtyjnë sa më shumë kohën për të sjellë në jetë një fëmijë.

 

ALBANA OGA

 

MJEKE GJINEKOLOGE

 

E para është emigracioni, emigracioni i të rinjve  jashtë ka bërë që të kemi një ulje të numrit të lindjeve. Përveç kësaj është rritur edhe mosha  me të cilën çiftet kanë nisur të formojnë një familje, kjo qoftë për arsye ekonomike ose dhe karriere.

 

Planifikimi familjar është një nga shkaqet e rënies së numrit të lindjeve. Shumë të rinj e shtyjnë vendimin për ta zgjeruar familjen për të mos pasur shumë angazhime.

 

Për sa i përket infertilitetit, ka një ndarje të barabartë mes meshkujve dhe femrave, të cilët nuk kanë mundësi të krijojnë një familje me fëmijë.

 

Në fakt lindshmëria e pakët është një problem që ka prekur gjithë vendin. Sipas INSTAT në 3-mujorin e tretë të vitit 2022 u regjistruan 6.172 foshnje, duke shënuar një rënie me 19.6%, krahasuar me tremujorin e tretë të 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re