Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimin e hidrokarbureve në vend.

 

Sipas vendimit, nafta nga 195 lekë për litër do të shkojë në 190.

 

Edhe benzina  ka pësuar ulje, ku nga  189 lekë për litër, do të tregëtohet me 186.

 

Çmimi i gazit sipas Bordit është i pandryshueshëm. Ai do të tregëtohet me 80 lekë për litër.

 

Këto ndryshime, do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 .

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

 

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Shkurt 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re