Ne 24 oret e fundit jane testuar pozitive me koronavirus vetem 7 persona mes 162 qytetareve te cilet i jane nenshtruar kontrollit. Rastet e reja jane shenuar ne Tirane dhe ne qytetin e Shkodres  ku jane verifikuar 4 qytetare te prekur nga COVID-19.

 

MARJETA DERVISHI

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste. Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara.

 

Prej 9 marsit kur Shqiperia konstatoi rastin e pare me koronavirus deri me sot, 23 qytetare kane humbur jeten. Por nderkaq numri i pacienteve qe jane sheruar vazhdon te rritet dhe sot jane 182 qytetare qe jane sheruar.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

 

Ne kete faze te betejes kunder koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë perserit apelin drejtuar qytetareve qe te respektojne masat e distancimit social dhe te shmangies se cdo levizje te panevojshme nga shtepia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko