Pas tre ditësh me shifra ndjeshëm të larta të rasteve të reja me Covid -19, kjo e mërkurë ka shënuar një trend ndjeshëm ulës.
Në 24 orët e fundit janë zbuluar 51 raste të reja në mbarë vendin, shumica kontakte të pacienteve me koronavirus.
Shumica e rasteve të reja edhe sot janë evidentuar në Tiranë.
Durrësi me katër raste të reja gjithashtu vijon të jetë në listën e qyteteve me vatër të konsiderueshme Covid-19.
Edhe Korca në 24 orët e fundit ka pasur 3 raste të reja ndërsa në listë edhe këtë të mërkurë me paciente të rinj janë edhe Kruja dhe Shkodra.
Të martën patëm 82 raste të reja, shifër që përbënte edhe rekord nga dita e parë e epidemisë, të hënën ishin 69 raste ndërsa të dielën 57 raste.
