Skip to content

Ulet numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri

Numri i pacientëve të rinj me Covid-19 të zbuluar gjatë 24 orëve të fundit ka pësuar ulje në Shqiperi në raport me buletinin e ditës së premte.

Këtë të shtunë kemi 67 raste të reja, teksa gati gjysma e tyre janë evidentuar në Tiranë.

Në total në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë bërë 376 teste.