Ky i vit i ri akademik do të gjejë të mbyllura disa degë në universitet e rretheve, ndërsa disa nga programet e shpallura prioritet kombëtar nga qeveria kanë pasur interes të lartë.

 

Në Korçë degët si filozofi-sociologji nuk kanë asnjë student të regjistrua, ndërkohë që në programet e matematikës, fizikës dhe informatikës nuk janë regjistruar më shumë se 2 apo 3 të rinj.

 

DHIMITËR BELLO

REKTOR I UNIVERSITETIT TE KORÇES

“Deri më tani kemi menduar që ato degë që kanë përputhshmëri në profile që janë 70-80 përqind të ngjashme , t‘i bëjmë bashkë”.

 

Në universitetin e Durrësit 1515 studentë të vitit të parë janë regjistruar në ciklin e parë të studimeve bachelor.

 

Interesi i maturantëve ka qenë më i lartë në degët teknike mjekësore, si infermieri e përgjithshme, mami, programet studimore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe shkenca kompjuterike.

 

KSEANELA SOTIROVSKI

REKTORE UAMD

“Deri tani janë plotësuar 75 perqind te kuotave, studentët të aplikojnë në programet e studimit të këtij universiteti si zgjedhja më e mirë.”

 

 

Nga ana tjetër, në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit janë disa degë që kanë një numër shumë të ulët regjistrimesh, si histori, guidë turistike dhe filozofi-sociologji.  Në Elbasanit degët më të kërkuara janë ato në Fakultetin e Shkencave mjekësore-teknike, ndërsa më pak regjistrime ka në programet e studimit në gjuhë të huaja si gjuhë gjermane, franceze dhe italiane.

 

Ndërkohë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë problemi më i madh duket se është rënia e ndjeshme e numrit të studentëve në auditorë.  Fakulteti i  Shkencave Humane ka qenë një ndër më të rrezikuarit për mbyllje të degëve. Rënie të numrit të studentëve ka edhe në degët e mësuesisë, programe të historisë dhe gjeografisë.

 

Në universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” këtë viti janë ulur në auditorë 372 të rinj. Degët më të preferuara janë ato të infermierisë dhe ekonomikut.  Ndërsa Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës, qendra më e madhe universitare, në veri hapi dyert për të pritur 895 të rinj.

 

RAJMONDA KÇIRA, REKTORE E USH

“Pritet që në fazan finale të ketë një rritje të numrit të të rinjve pasi plotësohen kuotat me studentët e trojeve shqipfolëse dhe atyre që ndryshojnë programet e studimit.”

 

Regjistrimet për të gjitha degët e paplotësuara do të vazhdojnë deri në 18 tetor, e cila është edhe dita e fundit për maturantët që duhet të zgjedhin preferencën e tyre përfundimtare.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re