Në qytetin e Krujës raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm dy raste të reja me koronavirus.

Mësohet se kjo shifër vjen si rezultat i 70 tamponëve të bërë në total. Kruja ka qenë një nga vatrat më aktive të koronavirusit, e cila ka shpërthyer në fasoneri.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Më pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re