Bujar Shaqiri prej tre vjetësh ka dalë në pension, por nuk është ndarë asnjë ditë nga puna. Ai punon çdo ditë në biznesin e tij familjar dhe vijon të sigurojë të ardhura.

“Vazhdoj punen ketu me kete qe e kam pasion. Pasion qe me ka sjelle te mira materiale. Nuk beson ta lej deri sa te kem kembe e dore”

69-vjeçari thotë se ndihet mirë fizikisht dhe refuzon të qëndroje në shtëpi.

“Si mundet njeriu te rrije ne shtepi perderisa ka kembe dhe dore. Une pervec kesaj pune bej dhe te tjera pune ne fshat, me peme dhe blete”

Bujari ndjen keqardhje që të rinjtë nuk e kanë edukatën e punës si brezi i tij.

“Kete punen femijet nuk ma duan se thone fiton pak. E vertetw eshte fiton sa per te jetuar, nuk blehen makina te shtrenjta. Keta kane nje gje te keqe, duan te flene sot dhe te zgjohen milionere.”

Mijera pensioniste vijojne te punojne pavaresisht moshes. Ata po kontribuojne per mireqenien e tyre dhe familjareve, por po japin dhe nje kontribut te madh per shoqerine. Pensionistet po paguajne kontribute shoqerore dhe shendetesore duke fuqizuar keshtu dhe skemen e pensioneve.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë të 2023, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 67,1 %.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re