Fatmirësisht Italia duket se po merr frymë më në fund nga paniku i koronavirusit. Këtë të premte ka vijuar në rënie numri i viktimave nga Covid 19 ku në 24 orë raportohet se kanë humbur jetën 420 persona.

Ndërkohë është vënë re një rritje e vogël në lidhje me numrin e personave të infektuar, ku krahasuar me një ditë më parë janë 375 raste më shumë pra 3 021 raste të reja me koronavirus.

Numri aktual i personave të infektuar me koronavirus është 106 527, 321 më pak se dje, ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë është 192 994

Deri më tani numri total i viktimave në Itali është 25 969 persona ndërsa numri i të infektuarve është 192 994.

Numri i të shëruarve është rritur më 2922 persona më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre është 60 498.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re