Bie prodhimi i mjaltit në shkallë vendi.

 

Një vit më parë është prodhuar 4500 tonë mjaltë, ndërsa këtë vit pritet të shkojë deri në 4200 ton. Një gjë e tillë është e ditur nga kryetari i bletërritësve shqiptar, Viktor Maluta, i cili tha se e gjitha kjo vjen edhe për shkak të sëmundjeve në bletari.

 

Maluta sugjeron që të ketë një program të caktuar ku të mjekohen të gjitha bletët e Shqipërisë në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin medikament.

 

Maluta bëri me dije se është përgatitur për herë të parë edhe Ligji për bletarinë dhe është gati për tu dërguar në parlament.

 

Me miratimin e këtij ligji, sipas Malutes bëhet edhe rregullimi ligjor i këtyre problematikave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re